Ka vetëm pak ditë që është publikuar projekti më i ri në gjuhën shqipe, “Ti e din” dhe menjëherë zuri vend në treshen më të nxehtë të “The Top List”.

Duffy’e prej kohësh i ka munguar tregut muzikor me një prurje në gjuhën shqipe edhe pse dy hitet e saj të mëparëshme, “Four Season” dhe “Told Ya” janë pëlqyer dhe votuar nga publiku.

Sa i përket “Told Ya”, një prurje që është shkruar për të gjithë ata që nuk besonin në talentin dhe suksesin e Dafinës, është renditur në 5-shen më të mirë për 4 javë rresht.

Ndërkohë, “Ti e din” që ka mbështetjen maksimale të publikut dhe fansave të saj, vjen më tekst dhe muzikë të vetë këngëtares. Kjo këngë ka hyrë për herë në parë në klasifikimin e muzikës moderne shqiptare dhe momentalishtet ndodhet në vendin e 3-të.