Kur bëhet fjalë për bashkim të fuqive Dafina Zeqiri dhe Mc Kresha janë të parët që na vijnë ndër mendje. Me disa këngë të realizuara së bashku, “Luj” është e radhës mes tyre.

Ky projekt në fakt arriti të bëhej viral nëpër rrjete social që para se të publikohej zyrtarisht. Nuk vonoi shumë dhe artistët e kanë sjellë së fundmi dhe me një videoklip mjaft interesant.

“Luj” është pjesë e këngëve që janë publikuar së fundmi nga Dafina Zeqiri si pjesë e albumit të saj, “Absolute”. Ku projekt ka hyrë këtë javë në listën e javës të “The Top List” duke u pozicionuar në vend të 100-të.

Edhe ky projekt ka ecur goxha dhe pritet të thyejë rekorde si shumë të tjera përpara. Se cili prej shumë bashkëpunimeve të Dafinës dhe Mc Kreshës ju pëlqen më shumë, këtë zgjidheni vetë…