Dafina Zeqiri është një artiste e njohur për stilin e saj unik dhe prezencën e fuqishme në skenën muzikore. Kohët e fundit këngëtarja ka publikuar shumë projekte edhe gjatë vitit që lamë pas të cilat u kthyen shpejt në hite.

Këtë javë Dafina ka sjellë projektin më të ri që mban titullin “Huti”. Kjo këngë sigurisht që është votuar nga dëgjuesit, të cilët me votat e tyre e kanë futur në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Projekti ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithë publikut. Por jo vetëm nga natyra dhe melodia, por shumë njerëz në rrjet mendojnë se është një përgjigje për të gjithë dramën që u krijua në rrjet mes saj dhe çiftit Ledri-Sara.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurtë, Dafina nuk po di të ndalet së sjelluri projekte të reja. Madje tani sapo ka publikuar dhe albumin e saj “Absolute”, të cilin kishte kohë që po e paralajmëronte.

“Huti” është po ashtu pjesë e këtij albumi të shumëpritur. Dafina është pozicionuar në vend rë 82-të për këtë javë.