menu

Loredana

#Bio

Loredana Zefi, e njohur në fushën e artit thjeshtLoredana, është një nga reperet më të reja të muzikës shqiptare. E lindur më 1 shtator 1995, Loredana është më origjinë shqiptare por që prej vitesh jeton në Zvicër.

Ajo nisi famën e saj përmes postimeve të ndryshme në Instagram, duke u shndërruar në fenomenin e këtij rrjeti social. Për publikun shqiptar, Loredana u bë fillimisht e njohur për shkak të lidhjes së saj me reperin e njohur Mozzik, me të cilin tashmë kanë një vajzë të quajtur Hana.

“Sonnenbrille” është projekti i parë i Loredanës i publikuar në qershor të vitit 2018-të. Kjo këngë u pasua më vonë nga bashkëpunimi i saj me Mozzik, “Bonnie& Clyde”.