Një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, janë dhe Mozzik dhe Loredana. Dy artistët kanë lançuar këngën e tyre më të re të titulluar “Oh Digga”. Ky projekt i është bashkuar “The Top List” dhe është pozicionuar në vend të 6 të klasifikimit.

Në klip dyshja janë parë të veshur plot stil si gjithmonë, ndërsa u vunë re dhe skena shumë interesante dhe origjinale.

Rikujtojmë se kjo nuk është kënga e vetme në klasifikim nga dyshja e artistëve. Vetëm një muaj më parë, Mozzik dhe Loreda publikuan këngën e tyre “Rosenkreig”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Ata konfirmuan kështu zërat mbi një ribashkim mes tyre dhe me “Rosenkreig” treguan historinë e tyre të dashurisë dhe pengesat që hasën gjatë rrugës.

Bashkëpunimet mes çiftit nuk kanë të ndalur dhe duket se do të vazhdojnë akoma. Mund të themi se “Oh Digga” do të fitojë edhe më shumë sukses si një projekt i ri.