Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh thyejnë rekord në platformat e transmetimit dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Loredana njihet për sukseset e saj në fushën e muzikës dhe deri më tani reperja ka fituar disa çmime e një ndër to e ka marrë edhe ditën e djeshme. Loredana ka marrë pjesë në “MTV EMA”, ku ka fituar çmimin “Best Swiss Act”. Këngët e saj janë mjaft të suksesshme dhe fitore të tilla janë të padiskutueshme për Loredanën.

Loredana prej kohësh është shumë e fokusuar në karrierën e saj dhe së fundmi reperja ka zbuluar një surprizë të madhe për të gjithë. Mesa duket Loredana ka ndërtuar studion e saj muzikore, e cili quhet “1218 Studio”. Këtë reperja na e ka zbuluar me anë të një Instastory, ku na ka treguar ambjentin e jashtëm të studios së re, ku në muret e saj duken portreti i vajzës së saj, Hana dhe i vetë Lorit.