Çdo javë kemi të bëjmë me surpriza në klasifikimin e “The Top List”. Kësaj here kemi të bëjmë me dy nga projektet e Loredanës.

Bashkëpunimi i saj tepër i pëlqyer nga publiku me Mozzik duket se nuk rezistoi dot për më gjatë. “Oh Digga” fatkeqësisht është larguar nga klasifikimi i “The Top List”, pasi nuk mori votat e duhura në krahasim me projektet e tjera.

Megjithatë le të shohim anën tjetër të medaljes. Vërtet që projekti i Loredanës me Mozzik doli nga klasifikimi, bashkëpunimi i saj me Don Xhonin, “Gjuj për to” hyri në “The Top List”.

”Gjuj për to” rezultoi mjaft i pëlqyer nga publiku aq sa e la tërësisht në hije “Oh Digga”. Ky projekt i ka lënë të gjithë gojëhapur me pozicionimin e kësaj jave, duke u renditur menjëherë në vend të dytë.

Mesa duket fansat tani po brohorasin për një tjetër partner në bashkëpunime për Loredanën. Dhe ai është pikërisht Don Xhoni. Kjo dyshe premton shumë dhe “Gjuj për to” është shembulli konkret i suksesit të tyre.