Bashkëpunimi i Yll Limanit dhe 2po2, “Dritat”, vazhdon ende të ketë një interes të madh tek publiku shqiptar.

Prej 14 javësh këtë projekt muzikor e kemi patur në disa pozicione të rëndësishme dhe po ashtu vazhdon të jetë këtë javë.

E frymëzuar nga artistët botëror që kultivojnë zhanrin “RnB”, “Dritat”, për këtë javë mbajnë vendin e 4-t, duke u ngjitur me një pozicion nga java e kaluar.

Edhe pse është gjendur mes kritikave sa i përket klipit, i cili përflitet se nuk ka shumë lidhje me përmbajtjen e këngës, duket se për dëgjuesit e rëndësishme është muzika dhe mesazhi që ajo këngë përcjell.

Por si do të jetë renditja e kësaj kënge javën e ardhshme? A do të arrijnë votat e publikut të bëjnë që “Dritat” në jetë në treshen më të bukur të “The Top List”?

Ndërkohë që pritet ta shohim klasifikimin e ri ditën e dielë, fansat të paktën kanë premtuar që do ta çojnë këtë projekt në “Top 3”.

Në një sondazh të realizuar në faqen zyrtare të “Instagramit” të Top Awards, ku fansat janë pyetur nëse do e bëjnë “Dritat”, pjesë së “Top 3” dhe rezultati ka qënë: 73% premotojnë që do e votojnë këtë projekt por duket se ka patur dhe nga ata që kanë dyshuar se dyshja e talentuar do të jetë në “Top 3”, duke votuar kundër.