menu

2po2 dhe UniKKatil rimarrin kreun


Ora: 12:30 Datë: 22/01/2017

2po2 padiskutim është shndërruar në një “fabrikë këngësh” pasi brenda një periudhe të shkurtër, ai ka publikuar disa projekte muzikore. Një ndër këngët që vazhdon të zërë majat e klasifikimit të “The Top List” është bashkëpunimi i tij me Unikkatil, “Kryt Nalt”. E publikuar rreth 8 javë më parë, ky projekt muzikor është rikthyer sërish në krye të klasifikimit të “The Top List”, duke treguar kështu interesin e madh të fansave, të cilët nuk rreshtin së votuari dyshen e talentuar.

Kjo javë ka renditur mjaft mirë gjithashtu edhe këngën më të re të Gent Fatalit, i cili për këtë javë pozicionohet në treshen më të nxehtë të klasifikimit.

Dy projekte të reja muzikore janë futur kësaj jave në Top Listë dhe bëhet fjalë për talente të reja si Ana Bakaj dhe dyshja Arnon, Jonisa.

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Mos u Dorzo” e Stresit ndërsa ajo që ka humbur më shumë pozicione është “Mirëmëngjesi” e Edona Vatocit.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 58 e “The Top List”, Top Awards:

  1. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
  2. Andrra – Kalle Llamen
  3. Gent Fatali – Ex
  4. Stanaj -Romantic
  5. Majk – Fund
  6. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  7. NRG Band – Thirrem
  8. Alban Skenderaj – Stoli I trendafilave
  9. Paradox – Back to her
  10. Besa ft. Flori – 1 2 3
  11. Dhurata Dora ft. J Geek – Ayo
  12. Stanaj – Ain’t love Strange
  13. Janex ft. Dabo – Wannabe
  14. Stresi – Mos u Dorzo
  15. Elvana Gjata ft. Captial T & 2po2 – Lejla
  16. Xuxi – Seven Days
  17. Era Istrefi – Bonbon
  18. Majk – Kcen
  19. Butrint Imeri – E jona
  20. Ledri Vula – A jena mire
  21. Vlashent Sata – Erdhi Dita
  22. Bojken Lako – Sekret
  23. Ghetto Geasy feat Majk – Ajo
  24. Mira – Nightmares
  25. Getinjo ft. Nikka – Njeri
  26. Familia Ideale – Per pak drite
  27. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  28. Gjiko – Je shku
  29. Gillespie –  Aq me ben
  30. Ana Bakaj – Reckless
  31. Getinjo ft. Kida – Ku je
  32. Dhurata Dora – Vec ty
  33. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  34. Ledri Vula – Kings
  35. Mc Kresha & Lyrical Son feat. Ledri VUla – Hip hop
  36. Capital T feat Dhurata Dora – Bongo
  37. Mozzik ft. Arta – Kom dasht
  38. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
  39. Alban Skenderaj – Engjell
  40. D Real – Dikur
  41. Young Zerka – Harem
  42. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  43. Elvana Gjata – Njesoj
  44. Xhensila – High love
  45. Bruno – Ajo
  46. Alban Skenderaj – Duart Lart
  47. Kanita – Don’t let me go
  48. Samanta – Si Ai
  49. Edona Vatoci – Miremengjes
  50. Arnon ft. Jonisa – 4u