Ai është një nga reperët më të vjetër e të dashur për publikun në tregun muzikor shqiptar. Po flasim për Besnik Canolli, i njohur ndryshe si 2po2.

Që nga viti 1997, reperi ka kontribuar në industrinë muzikore shqiptare, teksa ka sjellë në skenë edhe shumë këngëtarë tashmë shumë të njohur. Vetëm pak ditë më pare ai bëri një lajmërim për të gjithë fansat e tij.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka zbuluar se këtë vit do të largohet përfundimisht nga muzika. 2po2 tha se në 1994 filloi të bënte muzikë e tani në 2024 do ta lë, pas rreth 30 vitesh karrierë.

Së fundmi ai vjen me një tjetër lajmërim në rrjetet e tij sociale. Për të gjithë producentët që duan të jenë pjesë e albumit të tij të fundit, 2po2 i fton ata që të dërgojnë një ‘beat’ që mundet t’i përshtatet alvumit të tij…

Një parandjenjë na thotë që ky album do të jetë ‘flakë’. Mezi po e presim!