Reperi i njohur Besnik Canolli, i njohur me emrin artistik t 2po2, ka vendosur të tërhiqet nga muzika. Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se viti 2024 do të jetë, viti i fundit i tij në muzikë. Ai ka publikuar së fundmi, albumin e tij “solo”, të titulluar “AUTHENTIC”.

“1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le të jetë albumi im i fundit”, ka shkruar në postimin të tij.

Besnik Canolli është në tregun muzikor prej vitit 1994. Ishte kënga “S’me pelqen kjo loje”, në bashkëpunim me Arben Mehmetin, ajo që bëri për vete zemrat e shumë moshatarëve të tyre.