Reperi i njohur Besnik Canolli, i njohur me emrin artistik 2po2, ka vendosur të tërhiqet nga muzika. Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se viti 2024 do të jetë, viti i fundit i tij në muzikë. 

Besnik Canolli është në tregun muzikor prej vitit 1994. Artisti është duke përgatitur albumin e tij të fundit dhe kuriziteti i publikut është tejet i madh.

Së fundmi, ai na ka zbuluar pak më shumë rreth kësaj. Në një ‘Ask’ në Instagramin e tij, Besniku ka hedhur një fije drite sa i përket këngës së tij të ardhshme.

“Cila është tema më aktuale që e prek shoqërinë tonë kohët e fundit?”, ishte pyetja që artisti shtroi për ndjekësit e tij. Të shumta ishin përgjigjet e tyre, duke përfshirë; rrjetet sociale, materializmi, femicidi, bullizimi, dhuna ndaj grave, vetëvrasjet, etj.

Besniku ka postuar disa nga përgjigjet duke zbuluar se mes shumë problemeve, dy janë përgjigjet e sakta që do trajtohen në këngën e re. Na mbetet të presim dhe pak për t’i zbuluar…