Eagle Beat Festival, festivali i parë muzikor në Shqipëri i këtyre përmasave ka ardhur dhe ne duam që ju të jeni pjesë e historisë. I vendosur pranë Liqenit Artificial, Festivali Eagle Beat është vendi ku muzika, natyra dhe kultura përplasen. Ky është më shumë se një festival, është një lëvizje. Një bashkim i muzikës dhe energjisë.

Në vitin 2024, Eagle Beat i vuri flakën Shqipërisë, kryesuar nga DJ #1 në botë, Martin Garrix. Këtë vit, Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme. Më 13, 14, 15 qershor, Tirana do të elektrizohet nga tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar.

Thënë kjo, DIMITRI VEGAS & LIKE MIKE, dyshja e famshme e Tomorrowland vijnë për herë të parë në Shqipëri. Po ashtu dhe Hugel, i cili në vitin 2024 arriti një sukses të jashtëzakonshëm me publikimin e “I Adore You”, një bashkëpunim me Topic, Arash dhe Daecolm.

Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesë e këtij festivali marramendës. Por po artistët shqiptarë? Kë do të donte publiku të shihte në Eagle Beat Festival? Nga një “Ask Me A Question” në faqen tonë të Instagramit, përgjigjet e ndjekëve më së shumti ishin për Luiz Ejllin, Redon Beranin, Bletapërtace, Ronela Hajatin dhe Capital T. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar më shumë…