Një sukses i padiskutueshëm rezultoi projekti i fundit i Yll Limanit “9” për artistin. Që në javën e parë të publikimit, ai u votua për t’u bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe madje votat e publikut e vendosën atë menjëherë në fron.

“9” vazhdon që të mbajë kreun edhe për këtë javë duke numëruar kështu plot 4 javë rradhazi në vend të parë. Nëse hedhim pak vështrimin prapa, Yll Limani nuk ka qenë i vetmi artist që ka qendruar për javë me rradhë në fron. Ja se cilët kanë qenë disa nga artistët e tjerë…

Yll Limani – 9 (4 javë)

Beatrix Ramosaj – Faj (4 javë)

Elgit Doda – TL (3 javë)

Elvana Gjata x Yll limani – E di (3 javë)

Dafina Zeqiri ft. Lyrical Son – Llafe Llafe (3 javë)