Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald, prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën.
Tashmë Romeo nuk ka ardhur me Donaldin, e as me Elgitin në projektin e tij të ri. Ai vendosi që të bashkohej me Ermal Fejzullahun për të sjellë hitin e verës që mban titullin “Më e mira” e që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
“Më e mira” është një këngë ritmike dhe plot adrenalinë duke iu përshtatur kështu fare mirë sezonit të verës. Kjo shënon gjithashtu dhe këngën e tretë të Romeos në “The Top List”, pas “Piloti” dhe “Picasso”. “Me e mira” e ka pozicionuar dyshen në vend të 65-të të listës.