Rina është padyshim një nga reperet më të dashura për publikun në tregun shqiptar. Këngëtarja kohët e fundit nuk është ndalur me projekte të reja.

Rina Balaj nisi një karrierë muzikore si repere, por prej kohësh ajo është fokusuar në një zhanër tjetër atij RnB, duke u bërë kështu një prej këngëtareve më të preferuara aktualisht. Pas disa projekteve të suksesshme që ka realizuar së fundmi, këngëtarja tashmë po punon me albumin e radhës.

Ky do të jetë albumi i saj i tretë, pas “MM” në vitin 2020, si dhe “Balerina” në 2021. Ajo e bëri të ditur lajmin për fansat e saj nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shkruar krah një fotoje:

“Albumi është në furrë.”

Na mbetet të presim dhe pak për më shumë detaje nga artistja…