Ndër projektet e reja që i janë shtuar kësaj jave është edhe “Ye Ye Ye”, një bashkëpunim me Kevin Edmond dhe Vig Poppa. Ndërkohë që Vig Poppa është një reper shumë i njohur për publikun shqiptar dhe sigurisht për ndjekësit e “Top Aëards”, Kevin Edmond është në klasifikim për herë të parë.
Kush është Kevin Edmond?
Kevin Edmond është një artist i ri, i lindur dhe rritur në Suedi, ndërsa origjina e prindërve të tij është nga Kosova (Nëna) dhe Chile (nga Babai).
Kevin ka bërë debutimine tij të parë muzikor me kolonën zanore të serialit nga Chile “ëena Profe” me këngën “Mi rival ft. Mixa”.
Ai ka publikuar disa projekte muzikore derimë tani si “Chikita”, “Sube” dhe “Bjondia”, kjo e fundit e sjellë komplet në gjuhën shqipe.
Muzika e tij kryesisht është në gjuhën spanjolle (latine) dhe i përket zhanrit “Reggaeton & Latin Pop”. Një gje që duhet gjithashtu theksuar për Kevin është fakti se përvecse një këngëtar i mirë është dhe mjaft simpatik dhe kjo ka bërë që artisti të ketë mjaft fanse, të cilat nuk ngurrojnë ta komplimentojnë të preferuarin e tyre.
Por si lindi bashkëpunimi me Vig Poppën?
I kontaktuar nga “Top Awards“, Kevin ka treguar e ka qënë krejt rastësi takimi mes tij dhe Vig Poppës. Ata janë takuar në Suedi, ku pjesëtari i Kaoes po jeton momentalisht.
Kjo hyrje muzikore është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, i cili e ka futur menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 48-të.