Irkenc Hyka ka bashkuar forcat me reperin e njohur Vig Poppa dhe kanë sjellë kështu “Të premtoj”. Një projekt ky që ka hyrë menjëherë në klasifikimin e “The Top List” duke u renditur në vend të 48-të.

“Të premtoj” shënon bashkëpunimin e parë mes artistëve dhe patjetër që ishte ndër më të preferuarat e publikut. Duket se Vig Poppa është një ogur i mirë për të gjithë artistët që kanë sjellë bashkëpunime me të.

Vetëm para disa muajsh, Vig Poppa ka qenë në projekt me Ronela Hajatin. Dyshja solli “Alo” dhe ishte ndër më të preferuarat e publikt. Ky projekt është ende pjesë e klasifikimit që prej 26 javësh dhe renditet në vend të 52-të.

Ndërkohë para kësaj Vig Poppa ka qenë gjithashtu pjesë e projektit “Futja Kepen” me Dj Geek. Një bashkëpunim shumë i fuqishëm dhe padyshim që rezistoi gjatë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare.

Sigurisht ndër vite artisti ka qenë pjesë e shumë projekteve të tjera që kanë qenë ‘on top’ dhe ende pëlqehen sot e kësaj dite. Këtu mund të përmendim “Zemra Jem” me Tuna, “Haram” me Don Phenom, “A je single” me 2Po2 e shumë e shumë të tjera.