# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Kevin Edmond

Kevin Edmond është një artist i ri, i lindur dhe rritur në Suedi, ndërsa origjina e prindërve të tij është nga Kosova (Nëna) dhe Chile (Babai).

Kevin ka bërë debutimine tij të parë muzikor me kolonën zanore të serialit nga Chile “Wena Profe” me këngën “Mi rival ft. Mixa”.

Ai ka publikuar disa projekte muzikore derimë tani si “Chikita”, “Sube” dhe “Bjondia”, kjo e fundit e sjellë komplet në gjuhën shqipe.

Muzika e tij kryesisht është në gjuhën spanjolle (latine) dhe i përket zhanrit “Reggaeton & Latin Pop”. Një gje që duhet gjithashtu theksuar për Kevin është fakti se përvecse një këngëtar i mirë është dhe mjaft simpatik dhe kjo ka bërë që artisti të ketë mjaft fanse, të cilat nuk ngurrojnë ta komplimentojnë vazhdimisht të preferuarin e tyre.

NEWS

27 këngët e reja që solli Shkurti në 29 ditë

Muaji Shkurt i këtij viti përveçse i vecantë se përbëhej nga 29 ditë, ai është konsideruar gjithashtu  special për publikimet e shumta muzikore që ka patur. Duket se fakti që është muaji i dashurisë, artistët vihen në lëvizje duke publikuar projekte muzikore, të cilat i dedikohet dashurisë por edhe tradhëtarëve....

Njihuni me Kevin Edmond, një nga hyrjet më të reja të javës

Ndër projektet e reja që i janë shtuar kësaj jave është edhe “Ye Ye Ye”, një bashkëpunim me Kevin Edmond dhe Vig Poppa. Ndërkohë që Vig Poppa është një reper shumë i njohur për publikun shqiptar dhe sigurisht për ndjekësit e “Top Aëards”, Kevin Edmond është në klasifikim për herë...