Prej vitesh muzika tallava ka qenë mjaft e preferuar për shumë njerëz. Por një kombinim akoma dhe më mjaft i preferuar, ka qenë bashkëpunimi me artistë romë.
Ky trend duket se ka ekzistuar prej vitesh tashmë, por kohët e fundit kanë dalë edhe më në pah këto projekte. Më i fundit ka qenë “E keni dit” nga Romeo Veshaj, Ledri Vula dhe nga Klementi, një artist mjaft i talentuar.
Në rrjetet sociale, refreni është bërë trend, duke shoqëruar qindra video nga fansa në Instagram dhe TikTok. Zëri është tipik etno, i gërvishtur dhe melodioz, i aftë të përfshijë këdo me energjinë e tij.
Duhet thënë se këngëtarët romë i japin mjaft ngjyra të veçanta këtyre projekteve, duke i kthyer në hite të padiskutueshme. Ja se cilat kanë qenë disa nga projektet që kanë bërë më shumë bujë gjatë viteve…
Aurela Gaçe ft Dr.Flori & Marsel – Origjinale
Silva Gunbardhi ft. Mandi ft. Dafi Derti – Të ka lali shpirt
Capital T x Anxhela Peristeri x Mandi – Habibi
Ronela Hajati ft. Klement – Leje
Romeo Veshaj x Ledri Vula – E Keni Dit
Ronela ft Marsel – SHIKIMET