Këtë javë me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen kaq suksesshëm…

Në vend të parë qendron Elvana Gjata me plot 8 këngë në klasifikim. Në krye të listës për këtë javë është projekti “E di” që vjen në bashkëpunim me Yll Limanin. Ndërkohë këngët e tjera të saj janë përkatësisht “Loti” në vend të 7-të, “Kunadhe” në vend të 26-të, “Mos u ngut” në vend 24-të, “Thirr” në vend të 35-të, “A po vjen” në të 37-tin, “Drandofilat” në të 38-tin dhe “Kur jemi dasht” në vend të 42-të.

Më pas listën e artistëve e mban Yll Limani me 5 këngë në “The Top List”. Përveç projektit në bashkëpunim me Elvanën “E di”, ai ka dhe bashkëpunimin “Mos Shko” me Dafina Zeqirin në vend të 22-të, “A ki me rrejt” në vend të 28-të, “Buzët e kuqe” në vend të 32-të” dhe “Kur t’kujtohet” në të 51-tin.

Gjithashtu me po të njëjtin numër këngësh në klasifikim vjen dhe Alban Skënderaj. Kënga e tij që qendron më lart në renditjen e “The Top List” është bashkëpunimi me Elgit Dodën “Parajsa Ime 2 (Billionare) në vend të pestë. Gjithashtu ai ka dhe disa projekte të tjera që duket se po rezistojnë gjatë prej disa javësh në listë. Përkatësisht, “Zjarr në shpirt” në vend të 49-të, “Vetëm ty” në të 49-tin dhe “Kush ta ndien ty aromën” në të 54-tin.

Dafina Zeqiri duket se gjithashtu nuk mbetet pas. Përveç bashkëpunimit me Yll Limanin “Mos Shko” që është në vend të 22-të dhe sigurisht “Pa ty” në vend të 11-të, që mbetet në të preferuarat e publikut, gjithashtu ajo është në listë me “Japa” në vend të 45-të dhe projekti i saj më i ri dhe i veçantë “Happy Birthday” në të 33-tin.

Capital T është një tjetër artist me disa këngë në listë. “Magji” me Kidda-n është ajo që renditet më lart, në vend të 12-të. Më pas vijnë “Fjalët e nanës” në vend të 30-të, “Rrushe” në të 31 dhe “Diego” në të 34.

Gjithashtu këtë javë disa artistë kanë dalë nga klasifikimi me këngët e tyre që kanë rezultuar më pak të votuara nga publiku. Këtu përfshihen Butrint Imeri me “Phantom”, Dafina Zeqiri “Zili Zili”, Alban Skënderaj ft. Arilena Ara “A i Sheh”, Yll Limani “Leje” dhe Gjon’s Tears me “Babi”.