Këtë javë me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen kaq suksesshëm…

Elvana Gjata kryeson në këtë listë me 7 këngë të saj paralelisht në klasifikim. “Loti” në vend të 23-të, bashkëpunimi me Yll Limanin, “E di” në vend të 23-të, “Drandofilat” në të 29-in, “Kur jemi dasht” në të 30-in, “Kunadhe” në të 32-in, “Mos u ngut” në vend të 33-të dhe “A po vjen” në vend të 45-të.

Dafina Zeqiri ndodhet në klasifikim me 6 këngë të sajat. Bashkëpunimi i saj me Lyrical Son “Llafe Llafe” ndodhet më lart, në vend të 4-të. Pas kësaj vijnë “Karma” në vend të 7-të, “Pa ty” në të 10-in, “Thirr policinë” me Arilena Aran në të 11-in, “Happy Birthday” në të 14-in dhe “Japa” në vend të 18-të.

Elhaida Dani javën që shkoi hyri në “The Top List” me 5 këngët e albumit të saj të ri, “Zanin” që prej 2 javësh është në vend të parë, “Jam betu” në vend të 5-të, “Amore” në vend të 9-të, “Hajmali” në të 39-in dhe “Kënga jonë” të vend të 42-të.

Ronela Hajati nga ana tjetër ka 4 këngë në klasifikim. “Aventura” ndodhet në vend të 46-të, “Alo” me Vig Poppa në vend të 50-të, “Shumë i mirë” në të 66-in dhe “Prologue” në të 73-in.

 

Gjithashtu dhe Capital T ndodhet në listë me 4 këngë njëkohësisht. Projekti i tij më i ri “Valle” renditet në vend të 2-të, “Magji” me Kidda në vend të 15-të, “Diego” në të 21-in dhe “Rrushe” në 24-in.