Duket se tani është bërë e modës që këngët e vjetra të ripunohen e të sillen në një version më modern. E tillë ishte dhe ”Kjani trima” e publikuar nga Eneda Tarifa, ripërpunim i një kënge të vjetër arbëreshe, që hyri këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Nisur nga kjo, na erdhën ndërmend një sërë këngësh që u krijuan bazuar tek këngët e vjetra. Sigurisht që versioni origjinal është i pakrahasueshëm, por edhe ai modern nuk mbetet pas.

E, madje jo vetëm kaq, por arritën që të kthehen në hite të menjëhershme. Kujtojmë pak këtu ”Balluke prerë” nga SAIX, apo edhe ”Simpatia” nga Dhurata Dora dhe Lumi B, që sollën një version më modern të këngës origjinale të Edona Llalloshit.

Edhe Capital T e ndoqi këtë trend. Si në ”Hatixhe” ashtu edhe tek ”Dy zemra” vihen re gjurmët e këngëve të vjetra.

Madje para pak javësh ishin Anxhelo Koçi dhe Majk që sollën motivet arbëreshe tek ”Ma Cherie”. Më poshtë po ju listojmë disa nga projektet që u bazuan pikërisht tek këngët e vjetra dhe që u kthyen në hite…

Eneda Tarifa – Kjani Trima

Anxhelo Koçi x Majk – Ma Cherie

SAIX – Balluke Prerë

Mixey ft. Capital T – Hatixhe

Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia

Capital T – Dy zemra

Akrepi – Ballando