Një tjetër javë plot me ndryshime sa i përket renditjes në “The Top List” e aq më tepër në Top 5. Teksa kreu ishte disi surprizë për këtë javë, pjesa tjetër e klasifikimit rrotullohet thuajse të njëjtëve artistë.

Donald Veshaj theu çdo parashikim dhe ia ka dalë që të renditet menjëherë në vend të parë të “The Top List”. Kënga e tij solo e titulluar “Nuk je”, aq e përfolur kohët e fundit, është rritur me 17 pozicione nga java e kaluar.

Nga ana tjetër në vend të dytë për këtë javë renditet Capital T me “Dy zemra”. Ky projekt është rritur me 3 vende nga hera e fundit dhe sërish duket se mbetet ndër më të preferuarat e Kapos kohët e fundit.

“Lockdown” e Ledri Vulës renditet në vend të tretë, duke u rritur sërish në krahasim me javën e kaluar.

Në vend të katërt kemi Alban Skënderaj. Teksa “Spektatore” ishte në vend të dytë javën e kaluar, sërish mbetet ndër më të preferuarit e publikut nga projektet e tjera të artistit.

Top 5 për këtë javë e mbyll Semi Jaupaj. “Mos u kthe” është padyshim një nga projektet më të preferuara të momentit në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt është rritur me 14 pozicione.