Vjeshta e këtij viti duket se premton shumë. Teksa kemi lënë pas një verë me plot këngë dhe ndër to të shumta kanë qenë bashkëpunimet, duket se edhe kjo stinë nuk ka për të qenë më e vakët. Artistët tanë janë duke u përgatitur që të sjellin për publikun shumë projekte të reja. E duket se nga ajo që dimë deri tani, tetori do të nisë shumë i vrullshëm. Ja disa nga artistët që do sjellin projektet e tyre të reja gjatë muajit që na pret përpara…

Stresi

Stresi me anë të një postimi në Instastory ka bërë paralajmërimin befasues. Reperi ka postuar një foto të tij, ku duket duke ecur në rrugë e duke dëgjuar muzikë me kufje e ku ka lajmëruar gjithashtu se muajn e ardhshëm ka për të pasur shumë ‘bomba’. 

Fifi

Fifi së fundmi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Këtë na e ka treguar partneri i saj i zemrës, Adisi, i cili ka postuar në Instastory një video të Fifit, duke performuar në koncetin e saj. Në video këngëtarja është duke kënduar një nga këngët e saj më të pëlqyera nga publiku, “Diell”, të cilën Adisi e cilëson si një ‘himn’, ku ka shkruar gjithashtu:

Prisni himnin tjetër për pak ditë

Yll Limani & Flori Mumajesi

Nëse ju ka munguar Flori Mumajesi këto kohë, kemi një lajm të mirë për ju. Duket se shumë shpejt do të kemi një krijim ‘perlë’ prej tij dhe Yll Limanit.

Ron Zaiti & Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. Këtë herë, artistja ka zbuluar se po vjen në një tjetër bashkëpunim me reperin Ron Zaiti.