Kreu i kësaj jave ka shkuar për Yll Limani me një nga këngët e albumit të tij dhe pikërisht për “Lshoja Zanin”. Duket se Ylli e ka nisur mbarë këtë vit me një pozicionim të tillë. Por ai nuk është i vetmi artist që e ka nisur mbarë 2022.

“Heku Qafe” nga Capital T dhe Mc Kresha vazhdon që të qendrojë në vend të dytë, njësoj si javën e kaluar. Një pozicionim ky goxha i kënaqshëm dhe që mund të ‘rrezikojë’ Yllin javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, një projekt i ri dhe hyrje e re për këtë javë është dhe “Love of mine”. DJ Geek solli këngën e re me protagoniste partneren e tij, Dafinën. Edhe pse një hyrje e re, “Love of mine” ka arritur një renditje të mirë, më saktësisht pozicionohet në vend të 9-të të klasifikimit të “The Top List”.