Pitt Leffer është një nga artistët më të rinj që i bashkohet Top Awards këtë javë. Ai erdhi së bashku me Samanta Karavella me projektin e tyre ”Le Le”. Le të njihemi pak më shumë me të…

Pitt Leffer është një këngëtar dhe kompozitor rumun, i apasionuar pas muzikës që lidhet me zemrat e njerëzve përmes zërit të tij të fuqishëm. Kënga e tij debutuese ishte “No lies” dhe vazhdoi me këngë të tjera të bukura.

Herën e fundit, Pitt bashkëpunoi me ANTONIA-n në këngën e saj “Benny Hana” me Guilty Pleasure. Gjithashtu vazhdon të bashkëpunojë dhe të krijojë muzikë me grupin HAVANA, duke arritur së bashku suksese të mëdha me shikime si dhe në toplista në shumë vende.

Së fundmi Pitt ka bashkëpunuar me Samantën, një nga këngëtaret më të njohura dhe më të talentuara shqiptare, në këngën e saj të re ”Le Le”.