Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve, sidomos të atyre që kanë më pak javë në klasififikim. “Pistole” nga Diona Fona dhe Marin, e cila ka vetëm dy javë në klasifikim, është rritur me plot 92 vende duke u renditur kështu në vend të 7-të. Mund të themi me plot gojën se kjo këngë ka thyer rekord me këto shifra.
Ggithashtu edhe “Nese Don” ka vetëm dy javë në klasifikim dhe duket se ka rrëmbyer zemrat e publikut. Kjo këngë e sjellë nga Diana, një artiste e re për “The Top List”, është rritur dhe 76 vende nga java e kaluar dhe renditet kështu në vend të 6-të.
“Shpirto” e Alban Ramosaj duket se është kthyer përsëri fuqishëm për sa i përket renditjes në “The Top List”. Kjo këngë është renditur në vend të 12-të, 21 vende më lart se java e kaluar.
Një tjetër artiste shumë premtuese dhe e talentuar është edhe KOKA. Projekti i saj i fundit i titulluar “Forever Goodbye”, është rritur me 20 vende nga java e kaluar, duke u renditur kështu në vend të 76-të me 3 javë si pjesë e klasifikimit.
Një projekt shumë i pëlqyer për publikun ka rezultuar të jetë dhe “Rrushe”. Kjo këngë e Capital T është rritur me 15 vende nga java e kaluar dhe është prej 17 javësh pjesë e klasifikimit.
Gjithashtu edhe “Diego” duket se po votohet gjthnjë e më shumë. Këtë javë është rritur me 28 vende dhe pozicionohet në vend të 36-të.
Renis Gjoka është një këngëtarët më të preferuar të “The Top List” dhe nga të paktit ‘rocker’ të mirëfilltë në tregun shqiptar. Projekti i tij “Nese neser zgjohem prap”, pjesë e koncertit të tij “Rock The Dictator”, është pozicionuar 18 vende më lart nga java e kaluar dhe renditet në vend të 30-të.