Tregu muzikor shqiptar vijon të mbetet mjaft aktiv. Artistët tanë janë gjithmonë në proces krijimi dhe publikimi projektesh.
Këngëtarët janë vazhdimisht në lëvizje për të prodhuar muzikë të re, për të qëndruar sa më pranë fansave të tyre. Ndërkohë që publikohen këngë të reja, shume hite të artistëve vazhdojnë ende të kenë vëmendjen e publikut dhe të votohen pafund.
Disa artistë kanë ardhur me disa projekte njëkohësisht. Madje kanë kryesuar në numrin e këngëve paralelisht në listë.
Ndër vite kemi dalluar disa prej tyre. Për kë e kemi fjalën saktësisht?
Ndër emrat që mund të veçojmë janë Ledri Vula, Capital T, Yll Limani, Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Luiz Ejlli, Elvana Gjata, Mc Kresha apo Kida. Këta këngëtarë ndër vite kanë pasur më shumë këngë njëkohësisht në klasifikim, e rrjedhimisht duke krijuar shumë projekte e duke qenë gjithmonë pranë publikut.