Një rritje me shumë pozicione në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List” që disa prej projkteve kanë pësuar. Jeni kuriozë të mësoni se cilat janë ato këngë apo ata artistë që bënë diferencën këtë javë?

Në vend të parë të kësaj liste kemi Era Istrefin me “Bebe”. Duket se publikut i kishte munguar Era dhe projektet e saj. Kjo këngë e artistes këtë javë është rritr me plot 34 pozicione.

Pas saj vjen Alban Ramosaj me projektin e tij “Love Letter (N’Tiranë prej Berlini). Ky projekt i artistit është rritur me 27 pozicione nga java e kaluar dhe renditet në vend të 11-të.

Elgit Doda me “FL” apo ndryshe “Fatal Love”, fundin e trilogjisë së tij është rritur me 24 pozicione dhe renditet në vend të 35-të.

Një nga këngët rap të listës ka pësuar gjithashtu rritje. E kemi fjalën për bashkëpunimin mes Stresit dhe Bala, “Shoqnia”, me 23 vende më lart nga java e kaluar.

Listën e mbyll gjithashtu një tjetër bashkëpunim. Këtë herë është Yll Limani dhe Dj Geek me “Fjalë” që rriten me 22 vende nga java e kaluar.