Gjon’s Tears është padyshim ndër artistët më të talentuar që gjithnjë na bën krenarë me arritjet, suksesin dhe projektet e tij. Një artist padyshim shumë i talentuar dhe i suksesshëm në MTV Europe Music Awards 2021, Gjon ka fituar çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”, lajm i cili padyshim na gëzoi të gjithëve.

Gjoni ka qenë vetëm 12-vjeç kur u shfaq për herë në një skenë shqiptare, përkatësisht në “Albanian’s Got Talent”. Këngëtari shumë i talentuar prej shumë vitesh jeton në Zvicër por herë pas here rikthehet në vendin e tij për të vizituar familjarët. Projekti i fundit i realizuar prej tij është “Silhouette”, një këngë shumë e realizuar përsa i përket tekstit, mesazhit, melodisë, anës vizuale dhe asaj estetike.

Ky projekt është prej 19 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Këtë javë “Silhouette” është rritur me 3 pozicione duke kaluar kështu në Top 10. Mesa duket kjo këngë vazhdon të jetë ndër më të preferuarat e publikut që po vazhdon e po e voton duke e renditur kështu në vend të 8-të për këtë javë.