Muaji Mars shënon zyrtarisht fillimin e stinës së pranverës dhe ky duket se është shkaku që artistët kanë nisur përgatitjet për t’u rikthyer sa më fuqishëm në treg.
Kjo javë ka sjellë në total 5 këngë të reja, dy prej të cilave janë pozicionuar në zonën e nxehtë të klasifikimit. “Ki meshire” e Alban Skënderaj dhe “Prej Inati” e Ledri Vulës, janë dy prurjet e reja të cilat janë pozicionuar përkatësisht në vendin e parë dhe në vendin e 5-të.
Sa i përket rrymës që publiku dëshiron në këtë fillim mars, duket se janë një miksim i baladave dhe muzikës ritmike.
“Ki meshire” është një stil muzikor të cilin Albani e ka përdorur edhe herë të tjera, e cila nuk futet tamam tek baladat por tek pop. Por ende mund të themi me bindje që publiku preferon baladat sepse në “Top 5” gjenden tre këngë që i dedikohen dashurisë, “Për një dashuri” e Butrint Imerit dhe Ermal Fejzzullahut, “Stay with me Tonight” e Eugent Bushpepës dhe “Cdo ditë një Shën Valentin” E Alban Skënderaj.
5-shja e këngëve më të dëgjuara të klasifikimit mbyllet më një këngë hip-hop dhe është pikërisht kënga më e re e Ledrit, “Prej Inati”, e cila është projekti muzikor i dytë i publikuar derimë tani nga albumi i tij i ri.
Një tjetër hyrje e re që është renditur mjaft mirë është edhe “Veten Dua Gjallë” e Aurela Gaces, një këngë me një tematike mjaft aktuale në ditët e sotme, atë të dhunës ndaj grave. Publiku e ka pozicionuar në vendin e 5-të.
Të dalluar për një stil të vecantë në muzikë është ParadoX dhe kënga e tyre “Remember Me”, një dyshe e cila ka qënë edhe më parë pjëse e klasifikimit. Kjo këngë, e cila është ritmike, është pozicionuar në vendin e 18-të.
Klasifikimi i 100 këngëve më të bukura të “The Top List”, këtë javë mbyllet me “Amore”, një këngë e 2Ton, e cila duket se do të jetë “tortura” e kësaj vere.