Vetëm disa ditë më parë, Dhurata Dora dhe Yll Limani publikuan ‘EP’-në e tyre, që mban titullin “Vera me ty”. Ky album përmban gjithsej pesë këngë, të kompletuara me videoklipe.

Nga pesë këngët e albumit, 4 prej tyre janë votuar më së shumti nga fansat për të qenë në “The Top List”; “Malli”, “Lokacion”, “Ku je nis” dhe “Diskoteka”. Përkatësisht, këto dy të fundit ia kanë dalë që të pozicionohen në vend të dytë dhe të pestë të klasifikimit.

Në Instagramin tonë ne ngritëm një sondazh për të pyetur ndjekësit tanë për të mësuar se cilën nga këto këngë ata preferojnë më shumë. Ja cilat ishin rezultatet…