Yll Limani vazhdon suksesin e tij në klasifikimin e “The Top List”. Pak muaj më parë ai publikoi albumin e tij “TSN” dhe që bëri menjëherë bujë në audiencë.

“TSN” është akronimi i “Thirrëm Sot ose Nesër” ku janë përfshirë 16 këngë të cilat sipas Yll Limanit janë kaosi emocional i dy viteve të fundit. Për historitë e papërfunduara, për pritjen, shpresën dhe lamtumirën. Ylli ka thënë se ky album është shprehje e gjendjes së tij emocionale, të formësuar brenda vitesh. 

Edhe pse pas albumit të ri Ylli nuk solli më projekte të reja, suksesi i këngëve të tij vazhdon ende në klasifikimin e “The Top List”. Momentalisht ai pozicionohet me katër projekte në listë që duket se po i rezistojnë kohës dhe prurjeve të reja të tregut. Ja se cilat janë ato…

Kthem – Vendi i 34 (21 javë)

Po nisna sonte – Vendi i 36 (21 javë)

Mjegulla – Vendi i 37 (21 javë)

Era – Vendi i 38 (23 javë)