Kjo javë ka ardhur me shumë ndryshime sa i përket pozicionimit të këngëve por kryesisht “Top 10” është ajo që është “çmendur”. Tre janë këngët që kanë korrur një super sukses këtë javë, duke u futur menjëherë në 10-shen e këngëve më të dëgjuara të javës.

Kënga e parë që është ngjitur me më shumë pozicione është bashkëpunimi i Young Zerkës dhe Jumpa, “Lule Bore”, i cili falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, është ngjitur me plot 90 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t. Ndërkohë që javën e shkuar, kjo këngë humbi 84 pozicione, kjo javë e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Për këtë projek që ka ritëm dhe shumë pozitivitet, Young Zerka ka bashkëpunuar me producentin gjerman Jumpa.

Një këngë që nuk po harrohet lehtë nga publiku shqiptar është “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil. Ndërkohë që ka 48 javë që është pjesë e “The Top List”, kjo këngë vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga publiku shqiptar. E shpallur si një nga hitet e vitit që kaloi, “Ni Milion Rrugë” këtë javë është ngjitur me 74 pozicione, duke u renditur në vendin e 7-të.

Edhe pse është futur në klasifikimin javën e kaluar, bashkëpunimi i Arnon dhe Sardi, “E pash une djallin“, ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, duke u ngjitur me 40 pozicione nga java e kaluar. Arnon duke se ka qëlluar në shenjë me stilin e tij të veçantë në muzikë, duke bërë për vete publikun shqiptar, i cili këtë javë e ka renditur në vendin e 8-të, duke e futur në grupin e këngëve që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.