“Big Brother VIP” pasqyrohet mjaft mirë dhe në klasifikimin e javës të “The Top List”. Thënë ndryshe, Top 5 mbizotërohet nga disa prej banorëve e artistëve të BBV.
Kreu mbahet sërish nga Rozana Radi dhe Egli Tako me korin nga vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. “Vajzat” është prej tre javësh radhazi në vend të parë të listës.
Vendi i dytë për këtë javë shkon për Gjestin me “Princesh”, me tre vende më lart nga java e kaluar. Në vend të tretë pozicionohet Kelly dhe Egli Tako me “Ti”. Ashtu si dhe “Vajzat”, edhe kjo këngë është krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në vend të katërt renditet Klajdi Musabelliu me “E bukur”, kënga e krijuar pas daljes së tij nga BBV4 dhe me të cilën ai u rikthye në muzikë. Top 5 mbyllet me “Ëndërr”, një bashkëpunim mes Lindon Berisha dhe Luiz Ejlli, ish-banor i “Big Brother VIP 2” dhe fituesi i këtij edicioni.