Jo shumë ndryshime sa i përket renditjes së këngëve në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”. Në ndryshim nga javët e kaluara ku kishim një numër të madh hyrjesh të reja, këtë herë kemi vetëm katër projekte që hyjnë në listë.

Në Top 5 ndryshimet janë të pakëta nga java që lamë pas. Kreu këtë herë rrëmbehet nga Dj Gimbo dhe Gjesti me “Fuqishëm”, këngë e cila mbante vendin e dytë javën e kaluar.

Në vend të dytë renditer Mal ne “Me kcy”, që është rritur me plot 29 pozicione nga java e kaluar. Teksa javën që shkoi mbante kreun, La Fazani me “A e din ti kush jom une?” pozicionohet këtë herë në vend të tretë.

Vendi i katërt shkon për Egli Takon me “Jetë”, me 5 pozicione më lart nga java e kalur. Top 5 mbyllet nga “Dy fjalë” e Luiz Ejllit, një këngë që është prej 60 javësh pjesë e listës dhe është rritur me dy pozicione.