“Big Brother VIP” në krye të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Disa prej artistëve më të njohur që kanë qenë pjesë e spektaklit më të famshëm, kanë mbizotëruar në renditjen e Top 5.
Kreu i javës ka shkuar për një nga këngët më rë reja, “DJ Remix” nga Dj Gimbo dhe Rezarta Shkurta. Pjesë e klipit është po ashtu dhe Selin Bollati, fituesje e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, si dhe partnerja e Dj Gimbos.
Në vend të dytë për këtë javë pozicionohet sërish Dj Gimbo dhe Gjesti me projektin e tyre “Fuqishëm”. Në vend të tretë renditet Egli Tako dhe Sergio me bashkëpunimin e tyre “Baby”, ndërsa në vend të katërt renditet sërish Egli me “Jetë”, projekti i saj i parë solo pas daljes nga “Big Brother VIP 4”.