Klajdi Musabelliu ka qenë i ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio, për t’u ndalur më shumë mbi karrierën e tij artistike, projektet e reja, por jo vetëm. Së fundmi Klajdi ka publikuar dhe këngën e tij të fundit, “Mëkatare”, për të cilën ka treguar më shumë detaje…

Si u ndieve pas “Big Brother VIP”, si ndryshoi karriera jote?

Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Është një aventurë të cilën ia rekomandoj të gjithëve. Ai format ka një veçanti, që të nxjerr në pak atë që je në të vërtetë. Nuk është e thënë të jesh filozog, sociolog apo psikolog për ta lexuar dikë, sepse del fytyra që ti ke, shpirti që ti ke, ai që ti je.

Çfarë mund të na tregosh për këngën “Mëkatare”?

Kënga “Mëkatare” është një produksion e Gent Myftaraj, një mik i imi. Klipi është bërë nga Ols Abazi, një mik shumë i shtrenjtë i imi, mik në “Big Brother”. I thashë Olsit që dua të bëj diçka shumë të thjeshtë, shumë të bukur dhe doli kjo video për t’iu përshtatur këngës. Është një këngë pranverore. Unë e kam shumë qejf, uroj dhe publiku ta pëlqejë. Kam dhënë maksimumin tim brenda kësaj kënge.

Në tekst flet dhe për zëvendësimin, kush të ka zëvendësuar ty?

Janë histori që ndodhin. Mua më ka ndodhur. Unë kam diçka, që i them me të qeshur gjërat, kush e kupton e kupton… (qesh)

Çfarë bashkëpunimi do të doje të realizoje?

Është diçka që na ka ngelur pezull me Stinen, që ishte një nga banorët e preferuar të mi të këtij edicioni. Arritëm ta xhironim klipin, por ngeli pak në sirtar. Kam besim tek ai projekt sepse është shumë ndryshe.