Një sërë surprizash solli kjo javë në klasifikimin e “The Top List”. Disa nga projektet e artistëve më në zë janë rritur me shumë pozicione brenda një jave të vetme. Por kush janë ato?
Arilena Ara me këngën e saj “E gjallë” është rritur me 69 vende nga java e kaluar. Këtë javë ajo mban vendin e gjashtë në Top 100.
Gjon’s Tears është një ndër artistët më të talentuar dhe me zërin më potent dhe më të veçantë. Kënga e tij “Silhouette” këtë javë është rritur me 75 pozicione duke u renditur në vend të nëntë.
Përveç këtyre dy projekteve solo, gjithashtu dhe bashkëpunimi i këtyre dy artistëve ka pësuar rritje këtë javë. “Dance Me” renditet plot 70 vende më lart nga java e kaluar.
“Zemër përmbi zemër”, kënga romantike e çiftit më të dashur të showbizit, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj është rritur me 38 pozicione.
“Amore”, projekti i vetëm në listë i Elhaida Danit, rezultoi si më i preferuari i publikut duke rezistuar më gjatë si pjesë e klasifikimit në krahasim me këngët e tjera të albumit të saj. Këtë javë renditet 62 pozicione më lart në listë.
Anxhela Peristeri është me dy këngë në listën e Top 100, por specifikisht “n’Tiranë” është rritur me 51 vende.