Kishte kaluar goxha kohë që kur Elhaida Dani ka sjellë një projekt të ri muzikor. Por pikërisht këtë javë, ajo është rikthyer me një hit.

Elhaida është rikthyer sërish dhe kënga është thjesht një perlë. “Zemrës” mban titullin kënga e saj e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Ajo vjen me një interpretim të mahnitshëm dhe me një klip të veçantë të realizuar në natyrë. Siç shquhet për vokalin, ajo edhe në këtë këngë i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor.

“Zemrës”, për dashurinë, mallin, kujtimet, kënga që tani do të na bëhet refren në makinë, radio e kudo ku jemi. Elhaida është pozicionuar për këtë javë menjëherë në vend të shtatë të listës.