Ardit Cuni, lindur në Lezhë më 30.12.1995, ka filluar karrierën e tij muzikore në festivalet e fëmijëve në qytetin e Lezhës dhe në aktivitetet e vogla që organizonte Bashkia Lezhe. Në moshën 11-vjeçare, merr pjesë në një ndër festivalet kryesore të veriut, të quajtur ”Zera Magjike’ nga ku u vlerësua me çmimin e tretë nga Prof. Robert Radoja.
Arditi nënshkroi një kontratë me shtëpine diskografike britaniko-shqiptare (Sebastian Production) si këngetari i tyre zyrtar në tregun shqiptar. Kënga e tij e parë e titulluar ”Po Te Jesh I Dashuruar”, pjesëmarrëse gjithashtu në “Top Fest 9”, bëri lançimin e tij zyrtar si këngëtar në tregun shqiptar.
Në 2013 rikthehet në “Top Fest” në një duet me një këngëtare britanike por tashmë me më shumë eksperiencë mbi supe dhe me ide të qarta se çfare i duhet në skenë dhe ashtu ndodhi pasi kënga u rendit e para në të gjitha votimet online dhe gjithashtu me klikimet në “Youtube” gjate ketij edicioni. Për Arditin asgjë nuk ishte e pamundur dhe gjithmonë kërkonte të silllte gjëra të reja në tregun muzikor shqiptar. Ne shkurt 2013 ai sjell një ide shumë perëndimore në Shqipëri të të bërit ”Covera” me video profesionale, të cilat u transmetuan në Tv të ndryshme.
Një sukses të madh, Arditi shënoi me bashkëpunimin e tij me Vesa Smolicën, “Jena Na”, duke u bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” dhe duke mbajtur kreun e tij për 6 javë.