Në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Ardit Çuni. Arditi, ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë vitit të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në “Dancing with the Stars” e së fundmi po e shohim në rolin e opinionistit në “Big Brother Fan Club“. Por përveç këtyre arritjeve, Arditi ka qenë mjaft i suksesshëm në projekte muzikore, për të cilat ai shprehet kështu…

Tani i jam futur me kokë projekteve, sepse “Big Brother VIP” dhe “Dancing With The Stars” nuk më dhanë shumë hapësirë për të punuar në studio. Tani kam gjetur disa hapësira për t’u ushtruar dhe për të bërë disa projekte shumë të mira. Një sapo e kam nxjerrë dhe jam gati për të nxjerrë një tjetër. Kjo verë do të jetë plot me projekte dhe tani erdhi koha që unë të nxjerr disa këngë brenda vitit.

Si kanë qenë këto dy vitet e fundit për karrierën tënde?

Dy vitet e fundit kanë qenë vitet më të mira të karrierës sime, si në imazh, si në arritje, si  ë pjesën artistike, si në rritjen e audiencës. Kështu që jam shumë me fat që jam pjesë e familjes së madhe të Top Channel. Kam thuajse dy vite që bëj programet më të rëndësishme në televizion. Viti i kaluar u mbyll me pjesëmarrjen time në “Big Brother VIP” dhe spikata për pjesën time që i them gjërat me sinqeritet. Pas kësaj erdhi “Dancing With The Stars” që them se ka qenë gjëja më e bukur artistikisht që kam bërë ndonjëherë. Jam lodhur shumë, por e kam shijuar, dhe tani më mungon. Një projekt që u mbyll duke qenë një nga finalistët. Unë mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye dhe e kishte një arsye pse unë nuk e mora çmimin e madh.

Po në aspektin e projekteve muzikore?

Pas daljes sime nga “Big Brother” erdhi “Oj Dashni” me Çiljetën, që u bë hit dhe dëgjohet e këndohet gjithandej. Pas kësaj unë solla një tjetër këngë që e këndova në finalen e “BBV”, “Si ti” që u xhirua në Londër dhe që është një nga këngët më të dashura për mua sepse ai është Arditi i vërtetë. Pas kësaj do publikonim një këngë në verë por që u shty për shkaqe të ndryshme. Më pas solla një këngë që e prezantova tek “Kënga Magjike” dhe pati një renditje shumë të mirë. Për të ardhur pastaj tek kënga që sapo solla “Leje”, e cila duhet të kishte ardhur pak më herët në finalen e “Dancing With The Stars” por që nuk ia dolëm dot. Më pas do të kemi dhe dy projekte të tjera. Mund të them që ka qenë një vit i kënaqshmëm. 

Si e ka përjetuar eksperiencën në ”Big Brother Fun Club” Arditi?

Ka qen Fun Club-i më i ndjekur në shifra dhe jam shumë i lumtur që ka funksionuar më së miri. Më thanë që është dhe Megi Pojani dhe m’u duk goxha interesant. Megi është më e drejtpërdrejtë dhe më shpërthyese, unë mundohem të jem pak më korrekt me ekranin. 

Komentet mallkuese të njerëzve për banorët e “BBV”, si i gjykon Arditi?

Komentet vjet nuk kanë qenë të këtij stadi, kaq mallkuese. Kam reaguar shpesh kur janë bullizuar banorët por për audiencën asnjëherë. Nëse ju mendoni që të ofendosh dikë që vdeksh apo t’i urosh sëmundje dhe të pretendosh se je besimtar, mua më duket anormale dhe injorancë. Reagova ashpër që kushdo t’i shoh dhe të edukohet. Nëse jeni të paplotësuar me jetën tuaj mos vini të më prishni ditën mua. Këtë vit ka pasur një histeri masive në komente. “BBV” nuk është lojë vetëm brenda, është një lojë që tregon nivelin e shoqërisë jashtë. Unë personalisht kam krijuar imunitet prej vitesh nga këto komente.

Banorët e “BBV”, si të janë dukur këtë vit?

Nuk e kanë jetuar asnjë ditë. Ky është “BBV” më strategjik, çdo banor ka hyrë dhe e ka mendjen vetëm tek loja, kanë ardhur me mendime të gatshme, kanë ardhur të përgatitur. Unë jam pro që një reality show është më bukur kur e jeton siç e jeton dhe jashtë. Ka shumë toksicitet këtë vit, energji të rëndë dhe mendoj që mungon shumë hareja, dashuria, lidhja me njëri-tjetrin që në edicion të parë e kemi patur shumë. Ne kemi pasur më shumë respekt për formatin, vjet ka pasur 4-5 zarfe të zinj ndërsa këtë vit ka pasur mbi 20.(qesh) Nuk ka respekt për lojërat, publiku nuk mban mend provat e javës. Më vjen keq se kur banorët kanë dalë kanë thënë që nuk e kanë shijuar. Shumica kanë hyrë për t’i bërë fresk Luizit.

Si e sheh Arditi lojën e banorëve brenda shtëpisë së “BBV”?

Luizi është lojtari më i fortë i asaj shtëpie. Strategjia e tepërt e tij të shkëput nga emocioni real i tij. Krahasuar me të tjerët, ai ka më shumë fansa sepse nuk ka personazhe të tjerë të fortë brenda shtëpisë. Nuk ka pasur deri erdhi Efi. Jori është një banore që nuk i intereson shumë se çfarë ndodh, një version i Beniadës pak a shumë. Luizi mendoj që është po njësoj edhe jashtë. Edhe Olta ishte pak a shumë edhe jashtë ashtu.

Kë do fuste në burg ose do të eliminonte nga “BBV” Arditi po t’i jepej mundësia?

Do vendosja në burg Bledin.(qesh) Ndër banorët që janë brenda do të thoja që Nita dhe Kiara duhet të lënë shtëpinë. E gjitha loja e Nitës ka qenë shumë e qetë, u riaktivizua vetëm këto javë. Kiara ka qenë rihyrja më e dobët në shtëpi. I ka plotësuar dëshirat publikut për të ndejtur pranë Luizit dhe kaq, nuk ka bërë asgjë tjetër. Në finale shoh Luizin, Kristin, Efin dhe Dea Mishel, për qetësinë që ka ruajtur.

Kiara-Luiz, a do të vazhdojë lidhja e tyre jashtë?

Nuk mendoj se ka vazhdimësi. Nuk e besoj dhe do e besoj ndonjëherë për shumë arsye që di nga brenda dhe jashtë.