Ardit Çuni vjen në një bashkëpunim mjaft të veçantë me artistin e ri Klement. Së bashku ata kanë sjellë një këngë mjaft ritmike dhe energjike.

Bashkëpunimi i tyre i ri mban titullin “Amanmen” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë arriti të marrë një impakt mjaft të mirë që kur dyshja e paralajmëruar në rrjetin social TikTok.

E në fakt ndodhi ajo që pritej. “Amanmen” arriti që të kthehet në një hit të menjëhershëm, pa humbur shumë kohë.

Klementi është duke hedhur hapa të mëdha në rrugën e tij artistike dhe është duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Në çdo bashkëpunim që ai ka qenë pjesë, këngët janë kthyer ndër më të preferuarat e publikut.

Ishte fillimisht bashkëpunimi i tij me Ronela Hajatin në “Leje” që i dha një bum të madh në tregun muzikor. E pastaj sigurisht projekti “E keni dit” me Romeon dhe Ledrin që është hit edhe sot. Le të shohim se si do të jetë ecuria e “Amanmen” në “The Top List”…