Ardit Çuni ka sjellë projektin e tij më të ri dhe le të themi që ishte një suprizë për të gjithë. ”Leje” mban titullin kënga e tij më e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Me një melodi mjaft ritmike që na rikujton se temperaturat po ngrihen dhe së shpejti vjen sezoni veror, kjo këngë me shumë siguri do të jetë himn në çdo cep gjatë verës. Ajo që e bën edhe më shumë tërheqëse është se ai e ka sjellë këngën së bashku me një videoklip, ku shihet duke kërcyer me partneren e tij të “Dancing With The Stars Albania”.

Duhet thënë që edhe pse nuk fitoi këtë garë kërcimi, Arditi dha maksimumin e tij dhe shkëlqeu në thuajse çdo kategori. Dhe mesa shohim tek ”Leje”, artisti nuk e paska lënë aspak pas dore kërcimin.

Përkundrazi, videoklipi kaq interesant i këtij projekti tregon shumë për punën dhe përkushtimin e Arditit. “Leje” pozicionohet këtë javë menjëherë në vend të katërt të klasifikimit.