Alban Skënderaj është një ndër zërat më të mrekullueshëm të muzikës shqiptare, i shquar për tekste dhe melodi të pakrahasueshme të këngëve të tij. Vetëm pak ditë më parë, këngëtari i dashur për publikun ka surprizuar fansat e tij me një tjetër këngë.

Titulli i projektit të tij të ri është “Pranvera”, një titull që e përshkruan në mënyrë perfekte emocionin që kënga dëshiron të transmetojë. “Pranvera” e Albanit ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është renditur në vend të pestë.

Kompozimi i kësaj kënge është bërë nga vetë Albani, i cili jo vetëm ka shkruar tekstin por ka krijuar dhe melodinë e këngës. Përmes interpretimit plot pasion, Alban Skenderaj siguron fansat e tij se dashuria është një temë e pafundme për të eksploruar dhe kurrë nuk zhgënjen me mënyrën sesi e sjell atë në muzikën e tij.

Albani jo rrallëherë ka qenë protagonist i projekteve që kanë lënë gjurmë në industrinë muzikore shqiptare. Klipi po ashtu është mjaft interesant dhe i arrirë, ku artisti ka vendosur që të bashkëpunojë me Ajola Xoxën.

Kjo nuk është hera e parë që Xoxa bashkëpunon me këngëtarin. Më herët ajo ka krijuar edhe klipin e këngës “Kush ta ndien ty aromën, si dhe “Drejt Suksesit”, bashkëpunim i Skënderajt me Noizyn.

Kujtojmë së Alban Skenderaj javë më parë ka paralajmëruar fansat e tij që për nder të 20 vjetorit të karrierës së tij në skenën muzikore do të mbajë një koncert. “Motiv i jetës time” do të mbahet “Air Albania Stadium” më datën 6 qershor.