menu

Yll Limani magjeps “The Voice” me performancën e tij

Ai është rikthyer në skenën ku nisi famën e tij, duke treguar qartë që talenti triumfon. Bëhet fjalë për Yll Limanin, i cili ka dhënë një performancë magjepsëse në netët “live” të “The Voice Kids Albania”.

Dikur konkurrent në edicionin e parë të “The Voice of Albania”, Ylli është rikthyer përsëri në skenën emocionuese, duke ngritur në këmbë publikun me perfomancën “live” të dy këngëve të tij, “Ty” dhe “Dritat”.

Nën dritat e mrekullueshme të skenës, duket se yjet kanë zbritur poshtë, duke shoqëruar performancën e mrekullueshme të Limanit, i cili me siguri iu ka dhënë besim edhe talenteve të reja të “The Voice Kids”.

Ndërkohë artisti është pjesë e klasifikimit të “The Top List” me tre projekte muzikore, të cilat janë vlerësuar mjaft mirë nga publiku. “Dritat”, “A ja ka vlejt” dhe “Besom” renditen përkatësisht në vendin e dytë, 40-të, 74-të.