menu

“Top 5”, me një mbretëreshë të re dhe një rikthim që ju kish munguar


Ora: 15:32 Datë: 02/10/2019

Të jesh në 5-shen e këngëve më të dëgjuara dhe të votuara të javës në “The Top List” është një arritje shumë e madhe për artistët shqiptar.

Por kush ka mundur të futet në “Top 5” këtë javë?

Gjatë kësaj jave, një mbretëreshë e re i është shtuar “Top 5” dhe gjithashtu kemi një rikthim të njërës prej këngëve që sigurisht ju kishte munguar.

Ronela Hajati ka mundur të rrëmbejë vendin e parë më publikimin e saj më të ri muzikor, i cili është përqafuar menjëherë nga publiku shqiptar, i cili jo vetëm e ka sugjeruar por e ka shpallur këngën më të votuar të javës. “MVP“, me një tekst pikant dhe klip mjaft të thjeshtë, e ka shpallur Ronelën mbretëreshën e kësaj jave.

DAVID, i cili javën e kaluar mbante vendin e parë me projektin e tij muzikor “Sierra”, këtë javë ka humbur një pozicion dhe renditet në vendin e dytë por pavarësisht kësaj, vazhdon të jetë një ndër këngët më të pëlqyera në klasifikim.

E rikthyer në një nga këngëtaret më të komentuara të momentit, Inis Neziri vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund me këngën e saj “E theve”. Edhe pse ka humbur një pozicion nga java e kaluar, Inis vazhdon të mbetet pjesë e treshes më të dëgjuar të javës.

“Bye Bye” e Tayna dhe Dafina Zeqirit, e cila për tre javë rresht ka mbajtur vendin e parë, këtë javë pozicionohet në vendin e 4-t. Edhe pse ka 7 javë që është pjesë e listës, fansat e dyshes së talentuar vazhdojnë ende të mbështesin artistet e tyre të preferuara përmes votave të tyre.

Kida dhe Ermal Fejzullahu janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me bashkëpunimin e tyre,“Tela”. Ky projekt muzikor, i cili për tre javë ka kryesuar listën e muzikës më të bukur të momentit, këtë javë është rikthyer në 5-shën e këngëve më të votuara, duke u ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar.