# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Inis Neziri

Inis është vetëm 18-vjeç por me një talent të veçantë në muzikë. Ajo ka nisur të këndojë që në moshë të vogël por u bë e njohur për publikun shqiptar në moshën 12-vjeçare, falë pjesëmarrjes në spektaklin “Gjeniu i Vogël”, në të cilin u shpall fituese e çmimit të parë. Pas këtij suksesi, në moshën 16-vjeçari, Inis merr pjesë në Festivalin e RTSH-së, ku shpallet fituese e çmimit të tretë me këngën, “Piedestal”.

Por suksesi i saj nuk është vetëm brenda kufijve shqiptar por dhe jashtë saj pasi në gushtin e vitit të kaluar, ajo ka fituar çmimin e dytë në Festivalin Internacional “Tra la la” në Maqedoni. Një tjetër sukses jashtë kufijve shqiptar, është edhe çmimi i fituar në Rumani në Festivalin Ndërkombëtar “Cerbul de Aur”, ku rrëmbeu çmimin e madh “Dreri i Arte”. Duket se Rumania ka një pëlqim të madh për 18-vjeçaren pasi Inis ka qënë e ftuar speciale në selektimin “Nacional Eurovision 2019”.

Edhe pse ka publikuar disa projekte muzikore, duke u shpallur dhe fituese e çmimeve, si ai i “Best Duet” në Këngën Magjike, Inis ka publikuar projektin e saj të parë të shoqëruar me një videoklip, i cili nuk është pjesë e ndonjë festivali. Me një zë potent, artistjka më e re e tregut muzikor shqiptar është e vendosur që ëndrrën e saj ta vazhdojë më tej, duke punuar në mënyrë profesionale, duke mos prodhuar muzikë komerciale, pavarësisht se publiku e preferon më shumë

NEWS

"Top 5 " nuk gjen karar, shumë ndryshime edhe këtë javë

“Lufta” për të qënë sa më në majë të klasifikimit vazhdon edhe këtë javë në “The Top List”. “Top 5” është përballur me ndryshime të mëdha përveç vendit të parë që mbetet i njëjtë me javën e kaluar. Ronela vazhdon të mbetet kënga më e preferuar dhe e votuar nga...

"Top 5", me një mbretëreshë të re dhe një rikthim që ju kish munguar

Të jesh në 5-shen e këngëve më të dëgjuara dhe të votuara të javës në “The Top List” është një arritje shumë e madhe për artistët shqiptar. Por kush ka mundur të futet në “Top 5” këtë javë? Gjatë kësaj jave, një mbretëreshë e re i është shtuar “Top 5”...

Rritja e merituar e Inis Neziri - Historiku i pozicionimit në 18 javët e saj në "The Top List"

Inis Neziri është bërë pjesë e “The Top List” për herë të parë falë projektit të saj muzikor “E Theve”, përmes të cilit ka rrëmbyer zemrat e të gjithëvë për shkak të talentit dhe zërit të saj potent. Po si ia doli Inis Neziri të renditen në 5-shen e këngëve...

Këngët me më shumë pozicione të ngjitura këtë javë Inis Neziri dhe Butrint x Nimo

Jemi në javën e 195-të të klasifikimit zyrtar të “Top Awards” dhe kjo renditje muzikore ende vazhdon të ketë një rëndësi mjaft të madhe në përzgjedhjen e këngës më të pëlqyer të publikut shqiptar dhe kjo falë votave të tyre. Kemi patur një javë të qetë sa i përket “Top...