menu

Samanta me dy këngë të reja këtë verë


Ora: 19:16 Datë: 28/08/2018

Edhe pse shumë artistë e nisin sezonin e verës duke publikuar projekte të reja muzikore, Samanta nuk ka vepruar kështu. Ndryshe nga sezonet e kaluara verore, Samanta ka vendosur të publikojë këngën e saj të re në muajin e fundit të verës, pikërisht në gusht.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja shpjegon se arsyeja pse erdhi kaq vonë ishte koha e gjatë që iu desh të merrej me projektin e saj,”Kush jam”, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut që në momentet e para të publikimit.

Falë votave të publikut, Samanta jo vetëm është bërë pjesë e “The Top List” por që në javën e parë të lançimit, ajo u rendit në vendin e 15-të, duke u shndërruar në debutimin më të mirë të javës.

Përveç këtij projekti, Samanta këtë javë surprizoi të gjithë fansat e saj, duke publikuar një tjetër projekt muzikor, i cili siç ajo vetë shprehet, është punuar në një kohë rekord.

“E jotja” titullohet prurja më e re e artistes, në cilën Samanta ka ardhur tepër origjinale, ndryshe nga projektet e mëparëshme. Lidhur me këtë projekt muzikor, këngëtarja është shprehur se është një këngë që ka dashur gjithmonë ta bëjë.

Muzika është punuar nga Apollo dhe vetë Samanta ndërsa sa i përket tekstit, ai mban vulën e Gent Fatalit dhe MUMA. Shoqëruar me një klip të thjesht por mjaft interesant, kjo këngë është futur menjëherë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 67-të.